Dixhitalizimi dhe Automatizimi ne Biblioteka dhe Qendra Kerkimore ne Shqiperi
Data
2014-06-16Autori
Sulaj, Erjon
Abstrakti
Ne biblioteka dhe institucione kerkimore ne Shqiperi po vihet re gjithnje e me shume nevoja e permiresimit te sherbimeve dhe hapjes me publikun nepermjet shfrytezimit te sistemeve te informatizuara.
Menaxhimi i fondeve, per nje:
- qarkullim efikas,
- monitorim i hyrjeve/daljeve te ketyre fondeve,
- shpejtesi ne nderveprimin me audiencen,
- reklamim online per rritje te kesaj audience ne dyert e bibliotekes apo institucionit mbajtes.
Prezervim i koleksioneve ekzistuese edhe te vjetra ne formate elektronike per
- te menjanuar humbjen e parikuperueshme, duke i ruajtur elektronikisht dhe shmangur kontaktin direkt me materialet hard copy te konsumuara nga perdorimi dhe koha
- per te rritur aksesin ne publik ne fuksion te zhvillimit akademik
- per te rritur mundesine per krijimin progresiv te produkteve te reja me me shume efektivitet te bazuara ne studimet e shkuara dhe aktuale
- per te rritur sensibilizimin qytetar per krijimin dhe promovimin e produkteve te pastra nga plagjiatura (teme e cila aktualisht po lakohet gjithnje e me shpesh ne qarqet akademike dhe qeveritare)
- per te rritur promovimin e njohurive ekzistuese dhe vlerave kulturore kombetare
- per te rritur promovimin e dijeve dhe kultures ne plan nderkombetar, duke marre pjese ne shkembimin e ndersjellte te njohurive dhe vlerave, ne fuksion te globalizimit dhe zhvillimit te qyteterimit.